Maqedoni

QMK: Zjarri në Trubarevë është nën kontroll, aktualisht ka tre zjarre aktive

21.09.2025 18:32

Gjithsej tetë zjarre në vende të hapura janë regjistruar sot deri në orën 12:00 në territorin...

Gjithsej tetë zjarre në vende të hapura janë regjistruar sot deri në orën 12:00 në territorin e gjithë shtetit.

Prej tyre tre zjarre aktive, në Gjevgjeli, në Kozhuf në fshatin Petrovë, në Xhepçishtë të Tetovës dhe në fshatin Sveto Mitreni të Krushevës.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se nën kontroll është zjarri në fshatin Trubarevë, komuna Gazi Babë (mbeturina elektrike) në fshatin Viniçe të Shkupit, në vendin e quajtur Muratica (pyll me shkurre) dhe në fshatin Batincë, komuna Studeniçan (vegjetacion i ulët dhe pyll i përzier).

Janë shuar zjarret në komunën Koçan – fshati Bali (deponi) dhe në komunën Dellçevë – deponia Ostrec (mbeturina të djegura).