Maqedoni

Johanes Han njofton Ahmetin për takimin Gruevski-Zaev

21.05.2015 17:43

Eurokomisari, Johanes Han, ka realizuar një bisedë telefonike me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin...

Eurokomisari, Johanes Han, ka realizuar një bisedë telefonike me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, të cilin e ka njoftuar me rrjedhën dhe përmbajtjen e bisedimeve me dy liderët politik maqedonas në Strasburg, kryeministrin Gruevski dhe liderin opozitar Zaev.

Han ka falënderuar Ahmetin për qasjen konstruktive dhe mbështetjen parezervë të dialogut politik për të tejkaluar ngërçin politik që ka bllokuar vendin.

Nga ana tjetër, Ahmeti ka falënderuar eurokomisarin Han për gatishmërinë që ka shprehur Brukseli për zgjidhjen e krizës politike mes pushtetit dhe opozitës.

Ahmeti po ashtu ka theksuar se BDI do të jetë partner serioz dhe do të japë kontributin e saj si gjithmonë, ku në agjendën politike e ka prioritet anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO.

Po ashtu Ahmeti ka kërkuar që lidershipi maqedonas, Gruevski dhe Zaev, të tregojnë pjekuri dhe përgjegjësi politike për shkak të perspektivës së vendit.