Maqedoni

Sot pritet të shpallet aktgjykimi për onkologen Meri Peshevska

22.09.2025 09:30

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot pritet të shpallet aktgjykimi për onkologen Meri Peshevska, e cila e pranoi fajin....

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot pritet të shpallet aktgjykimi për onkologen Meri Peshevska, e cila e pranoi fajin. Ajo, së bashku me ish-drejtorin e Onkologjisë Nino Vasev dhe edhe dy onkologë të tjerë, akuzohen për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve.
 
Prokuroria thekson se, megjithëse Peshevska shprehu keqardhje, pasojat e veprimeve të saj kanë çuar në dëmtim të shëndetit të shtatë pacientëve. Ndërsa mbrojtja vlerëson se ajo nuk duhet trajtuar si kriminele. Vasev dhe dy të akuzuarit e tjerë para gjykatës e mohuan fajin.
 
Kundër Vasevit dhe ish-drejtorit ekonomik Nuhi është ngritur edhe një akuzë tjetër – për keqpërdorime gjatë furnizimit me barna për pacientët onkologjikë.