Maqedoni
Tërmet me epiqendër në Greqi i ndjerë në pjesët juglindore të vendit
22.09.2025 09:50
Një tërmet me epiqendër në Greqi, 290 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale 5 sipas Rihterit...

Një tërmet me epiqendër në Greqi, 290 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale 5 sipas Rihterit, është regjistruar nga Observatori Sizmologjik në orën 03:20 pas mesnate.
Sipas të dhënave fillestare të observatorit, tërmeti është ndjerë në pjesët juglindore të Republikës, me intensitet prej shkallës III sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane, njoftoi mëngjesin e sotëm Observatori.
