Botë
Konferenca e OKB-së: Pritet njohja e shtetit palestinez nga shtete tjera
22.09.2025 11:11
Më shumë shtete, përfshirë Francën dhe Belgjikën, pritet të njohin shtetin palestinez në një konferencë të OKB-së më vonë sot...

Më shumë shtete, përfshirë Francën dhe Belgjikën, pritet të njohin shtetin palestinez në një konferencë të OKB-së më vonë sot, pas njoftimeve të djeshme nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia.
Presidenti i Francës, Emanuel Makron, është bashkorganizator i konferencës me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman, në Nju Jork këtë pasdite. Fokusi do të jetë në avancimin e një zgjidhjeje me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve. Izraeli dhe ShBA-ja do të mungojnë.
Presidenti palestinez, Mahmud Abas, pritet të marrë pjesë në konferencë virtualisht, pasi ShBA-ja e bllokoi atë dhe 80 zyrtarë të tjerë palestinezë të udhëtonin drejt OKB-së këtë vit duke ua mohuar vizat. Ky veprim vjen një ditë para se udhëheqësit botërorë të mblidhen për fillimin zyrtar të takimit të 80-të vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Aktualisht më shumë se tre të katërtat e 193 anëtarëve të OKB-së tashmë e njohin shtetin palestinez.
