Maqedoni
Prishet radari i M-NAV në Aeroportin e Shkupit, reduktohet kapaciteti i uljes së avionëve
22.09.2025 11:41
Është prishur radari i vetëm funksional në Kontrollin e Fluturimit të Navigacionit Ajror të Maqedonisë (M-NAV) në aeroportin e Shkupit....

Është prishur radari i vetëm funksional në Kontrollin e Fluturimit të Navigacionit Ajror të Maqedonisë (M-NAV) në aeroportin e Shkupit. Që nga mëngjesi i djeshëm kontrollorët e fluturimit nuk mund t’i shohin avionët në lartësi të ulët gjatë uljes.
Lajmin ka konfirmuar edhe drejtori i M-NAV, Vlladimir Risteski, duke theksuar se puna vazhdon normalisht, por me ritëm më të ngadalshëm. Sipas tij, më e rëndësishme është që nuk ka asnjë rrezik sigurie për uljen dhe ngritjen e avionëve në Aeroportin e Shkupit.
“Këto prishje teknike me natyrë elektronike janë dukuri normale në aviacion dhe kur ndodhin ka procedura të parashikuara të sigurisë në punë me qëllim që të vazhdohet ofrimi i shërbimeve ndaj kompanive ajrore në rrethana të tilla.”, thotë ai. Ndryshimi i vetëm, sipas tij, është rregullimi i numrit të avionëve që mund të shërbehen për një orë.
