Maqedoni
QMK: Zjarre aktive në Kozhuf e Dobra Vodë
22.09.2025 11:56
Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar gjithsej 34 zjarre në sipërfaqe të hapura në territorin e vendit....

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar gjithsej 34 zjarre në sipërfaqe të hapura në territorin e vendit. Dy janë ende aktive, katër janë nën kontroll, ndërsa të tjerët janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Një pyll ahu po digjet në malin Kozhuf, pranë fshatit Petrovë, komuna e Gjevgjelisë. Bimësi e ulët është djegur në malin Dobra Vodë, komuna e Makedonski Brodit. Nga zjarret që janë vënë nën kontroll, dy janë në territorin e komunës së Gazi Babës. Në fshatin Trubarevë është djegur mbeturinë elektrike, ndërsa pyll me bimësi të ulët është djegur në fshatin Viniçe, një vend i quajtur “Muratica”. Zjarri i tretë i vënë nën kontroll është në komunën e Studeniçanit, fshati Batincë, ku digjej bimësi e ulët dhe pyll i përzier. Zjarri i fundit i vënë nën kontroll është në territorin e komunës së Koçanit, ku në fshatin Bali ka marrë flakë një deponi.
