Ekonomi

Shtrenjtohen derivatet e naftës

22.09.2025 13:13

KRrE solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,26 % në raport me vendimin e datës 15.09.2025. 
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) rritet për 0,50 den/litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU rritet për 0,207 den/kg dhe tani do të jetë 36,947 den/kg.
 
Nga data 23.09.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 75,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 77,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 69,50 (denarë/litër)
  • Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 69,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 36,947 (denarë/kilogram)