Maqedoni

Shkup, hapet Konferenca e FBI-së për siguri globale, Toshkovski: Bota përballë kërcënimeve të shumta

22.09.2025 14:14

Bota gjithnjë e më shpesh po përballet me kërcënime, siç janë luftërat kibernetike...

Bota gjithnjë e më shpesh po përballet me kërcënime, siç janë luftërat kibernetike, keqpërdorimet e teknologjisë, krimet e organizuara, tregtia me drogë dhe korrupsion, andaj qasja dhe veprimi gjithëpërfshirës profesional në bashkëpunim me FBI-në është më së i domosdoshëm për t’i parandaluar këto rreziqe në kohë. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, në hapjen e Konferencës së degës evropiane të Asociacionit të Akademisë kombëtare të Byrosë Federale për Hetime - FBI. Me këtë rast, Toshkovski tha se me rëndësi të madhe është që në këtë periudhë, të gjithë autorët të jenë jo vetëm të shkathët, të përgatitur dhe ekskluziv, por njëherësh të ndërtojnë politika dhe praktika fleksibile për t’iu përgjigjur sfidave të këtilla. 
 
"Sot jemi dëshmitarë të shfaqjes së kërcënimeve dhe luftimeve kibernetike, keqpërdorimit të teknologjisë, ekstremizmit tradicional dhe shndërrimit të dezinformatave në armë që e ndryshon natyrën e mjedisit të sigurisë (që e punojmë). Ky realitet nuk kërkon nga ne vetëm zgjuarsi dhe reaktivitet, por vizion dhe gatishmëri t'i rishqyrtojmë modelet e vjetra, të pranojmë inovacione dhe të krijojmë një bashkëpunim më të thellë dhe më cilësor ndërkombëtar.", - deklaroi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski. 
 
Kryetari i Asociacionit të Akademisë të FBI-së, Uillijam Gabon, tha se vendit tonë i nevojitet bashkëpunim dhe miqësi në luftën kundër kërcënimeve të shumta, ndërsa drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, vlerësoi se shkëmbimi i informacioneve dhe përvojave me FBI-në janë me rëndësi të madhe për ta luftuar krimin. 
 
“Shkupi është një qytet historik, që gjendet në udhëkryq dhe ku historia pëshpërit nga gurët e tij, ku e ardhmja varet nga ata që janë përkushtuar në drejtësinë, bashkëpunimin dhe më e rëndësishmja, miqësinë. Ky takim është përkushtuar në lidhshmërinë e profesionistëve të cilët mendojnë ngjashëm në Evropë dhe në botë.”, - theksoi kryetari i Asociacionit të Akademisë Kombëtare të FBI-së, Uillijam Gabon.
 
“FBI-ja është më shumë se Asociacion, e cila zbaton ligjin, ajo është një familje hetuesish, njerëz të cilët veprojnë kombëtarisht dhe transkombëtarisht dhe në mënyrë globale. Të gjithë ne jemi heronj të fshehur, të cilët i sfidojnë kërcënimet, ballafaqohemi me ato dhe nuk tërhiqemi, por u kundërpërgjigjemi me njohuri dhe taktika të ndryshme dhe guxim.”, - u shpreh drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev.
 
Konferenca e 41-të e Asociacionit të Akademisë Kombëtare të Byrosë Federale për Hetime në Shkup do të mbahet deri më 24 shtator.
 
REXHEP QAMILI