Maqedoni

Aeroplani i Gruevskit, aterim të detyruar për shkak të defektit

21.05.2015 17:53

Aeroplani, me të cilin po fluturonte kryeministri, Nikolla Gruevski, dhe delegacioni qeveritar në kthim nga Strasburgu...

Aeroplani, me të cilin po fluturonte kryeministri, Nikolla Gruevski, dhe delegacioni qeveritar në kthim nga Strasburgu, si rezultat i një defekti është detyruar që të aterojë në Cyrih të Zvicrës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi qeveritar, Aleksandar Gjorgjiev.

“Sipas informacioneve fillestare, mund të vërtetoj se gjatë kthimit nga Strasburgu ka ndodhur defekt në fluturimin e avionit qeveritar, në të cilin ka qenë edhe kryeministri Gruevski me bashkëpunëtorët e tij, me çka avioni është detyruar që të aterojë në Cyrih”- ka deklaruar Gjorgjiev.

Sipas të gjitha gjasave ka ndodhur dekompresioni në avion, ka thënë Gjorgjiev, sipas të cilit të gjithë anëtarët e delegacionit janë mirë, ndërsa shërbimet kompetente do të konfirmojnë shkaqet e defektit.