Maqedoni
Librat shkollorë, Janevska: Janë dorëzuar librat që janë kërkuar
22.09.2025 14:36
Çështja e furnizimit dhe distribuimit të librave shkollorë ka përfunduar...

Çështja e furnizimit dhe distribuimit të librave shkollorë ka përfunduar, përveç dy librave, prej të cilëve njëri është kontestues dhe tjetri në procedurë. Kështu deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sipas së cilës, Ministria ka siguruar të gjitha librat që kanë kërkuar shkollat, ndërsa sa i përket gjendjes së keqe të librave fajëson komisionet e vlerësimit dhe drejtorët e shkollave. Ajo theksoi se duke filluar nga viti i ardhshëm në detaje do të respektohet ligji dhe të gjitha rregulloret për punë. Si zgjidhje ofroi qasjen online të librave.
“Libra ka, gjithçka që kanë kërkuar shkollat u janë dorëzuar. Për ministrinë është njësoj nëse do të shtypë 1 milion libra apo 1 milion e 200 mijë, sepse kemi marrëveshje për shtypjen e librave. Pra, ajo që është kërkuar është dorëzuar. Nëse kanë probleme shkolla të caktuara do të mund ta zgjidhin në atë mënyrë që ne kërkuam nga shtëpitë botuese librat në PDF format të ngjiten ne faqen e internetit. Ne tani vetëm se i vendosëm në faqen e internetit të shërbimit pedagogjik. Edhe njëherë e përsëris se secili libër që është kërkuar është siguruar nga ana e ministrisë. Prej këtu nuk pranoj të thuhet se libra nuk ka. Nëse janë në gjendje më të mirë apo më të keqe, ajo është rezultat nga vlerësimi që ka bërë Komisioni që i ka pranuar dhe drejtorët. Vlerësoj se prej tani kjo çështje duhet të mbyllet dhe në të ardhmen të mos kemi probleme të tilla.”, - deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
FLORIJE KAMBERI
