Rajon

Hagë, vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve, Dunkan: UÇK-ja, pa autoritet qendror

22.09.2025 14:57

Me pranimin e demilitarizimit UÇK-së ndërronte perceptimin te ndërkombëtarët si organizatë që ishte përshkruar si terroriste në “luftë të lirisë”....

Me pranimin e demilitarizimit Ushtria Çlirimtare e Kosovës ndërronte perceptimin te ndërkombëtarët si organizatë që ishte përshkruar si terroriste në “luftë të lirisë”. Kështu deklaroi ish-diplomati britanik, Xhon Dunkan, dëshmitar i tretë i Mbrojtjes në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Hagës.
 
“Inkurajimi ishte që nënshkrimi që do të ishte vazhdimi i procesit që UÇK-ja të ecte para në perceptimin ndërkombëtar si të parë për ‘terroristë’ në luftëtarë lirie, ky ishte hapi drejt demokracisë, njohja si grup i përgjegjshëm i njerëzve, me proces përgjegjshëm politik, kjo ishte çka ne ofronim. U thamë nënshkruajeni, sepse ju ndihmon, sepse i tregoni ndërkombëtarëve që jeni njerëz të përgjegjshëm dhe që meritoni respekt dhe përfundimisht Pavarësi.”, - deklaroi ish-diplomati britanik, Xhon Dunkan.
 
Dunkan njëherësh theksoi se kishte të bënte me formacione pa autoritet qendror dhe me pushtete në zona rajonale dhe se Agim Çeku s’mund të pranonte marrëveshje pa pëlqimin e komandantëve të zonave.
 
"Pushteti në terren ishte te komandantët e zonave rajonale. Kjo na u tha nga Agim Çeku që e takuam. Ai më tha që s’e bëj dot këtë pa komandantët e zonave të pranishëm. E mora për fjalë. Ishte shumë serioz për këtë. Së pari më tha që Thaçi nuk është i qasshëm dhe për ta bërë këtë duhej të konsultonte Thaçin dhe pastaj tha që nuk mund ta bëjnë këtë pa komandantët e zonave në negociata.", - theksoi ish-diplomati britanik, Xhon Dunkan.
 
Ai njëherësh theksoi se në terme të trajtimit ushtarak, pjesëtarët e UÇK-së me demilitarizimin do t’i fusnim nën kontroll të NATO-s.
 
GYLTENE SINANI