Nëntë kabinete të reja të adaptuara, fëmijët e shkollës "Idnina" zhvendosen në shkollën “Shën Naumi”

22.09.2025 15:50

Nxënësit e shkollës fillore me Qendër Burimore "Idnina"...

Nxënësit e shkollës fillore me Qendër Burimore "Idnina" deri në ndërtimin e objektit të ri, mësimin do ta ndjekin në nëntë kabinetet e adaptuara dhe të rinovuara në kuadër të Shkollës së Mesme për Rehabilitim dhe Arsim "Shën Naumi i Ohrit" në Shkup.

Këto hapësira u ndihmuan me donacion nga Dhoma Ekonomike Maqedono-Turke.

“Jemi shumë të lumtur që mundësuam dhe kontribuuam që të rinovohet shkolla “Shën Naumi". Ne si odë maqedono-turke e përgjegjshme, kontribuojmë dhe investojmë në ardhmërinë ë fëmijëve tanë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta. Ne jemi të lumtur për këtë që e ndërtuam dhe jemi në dispozicion t’u ndihmojmë të gjithë fëmijëve tanë. Ata janë ardhmëria jonë.”, - deklaroi Ajdovan Ademoski nga Dhoma Ekonomike Maqedono- Turke.

“Jam e lumtur dhe krenare që ekipi ynë, të punësuarit dhe nxënësit do të mësojnë në kushte bashkëkohore të adaptuara. Në afat më të shkurtër shpresoj se do të ndërtohet edhe objekti i ri në lokacionin ekzistues shkollë fillore me qendër burimore.”, - theksoi drejtoresha e shkollës "Idnina", Loreta Andreevska.

Në këto hapësira mundësohet mbështetje individuale, mësim sipas metodës montesori, edukim psiko-motorik, terapi me art, dhomë senzorike dhe bibliotekë. (Florije Kamberi, TVM2)