Del nga funksioni njëri nga dy radarët, trafiku ajror i sigurt, por me vonesa

22.09.2025 16:45

Del nga funksioni njëri nga dy radarët...

Del nga funksioni njëri nga dy radarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Nga M-NAV njoftojnë se po punohet në mënjanimin e defektit dhe se situata e krijuar nuk ndikon në sigurinë e fluturimeve.

“Defektet teknike të natyrës elektronike janë dukuri normale në aviacion dhe kur ndodhin ka procedura të parashikuara të sigurisë në punë me qëllim që të vazhdohet ofrimi i shërbimeve për kompanitë ajrore në këto rrethana. M-NAV po i zbaton pikërisht këto procedura dhe për momentin nuk ka asnjë ndikim në sigurinë e zhvillimit të trafikut ajror në Aeroportin e Shkupit.”, ka raportuar për Agjencinë Informative të Maqedonisë, kryetari i Bordit drejtues të M-NAV, Vlladimir Risteski.

Ndryshimi i vetëm është rregullimi i numrit të avionëve që mund të shërbehen në 1 orë. “Avionët duhet të mbahen në distancë më të madhe nga njëri-tjetri, gjë që mund të shkaktojë vonesa dhe kufizime në kapacitetin për pranimin e fluturimeve.”, theksojnë nga NOTAM.

Deri në sanimin e defektit po përdoren radarët e Bullgarisë dhe Greqisë, të cilët mbulojnë edhe hapësirën tonë ajrore.