Shkelja e hapësirës ajrore polake, Tusk: Nuk do të hezitojmë që t’i rrëzojmë
Kryeministri polak Donald Tusk...

Kryeministri polak Donald Tusk, paralajmëroi se Polonia nuk do të hezitojë për rrëzimin e çdo objekti që fluturon mbi Poloni, ndërsa sinjalizoi për kujdes në një moment kur shkeljet nuk janë të qarta.
“Ne do të marrim vendimin për të rrëzuar objektet fluturuese kur ato shkelin territorin tonë dhe fluturojnë mbi Poloni – nuk ka absolutisht asnjë diskutim për këtë. Kur kemi të bëjmë me situata që nuk janë plotësisht të qarta, siç është fluturimi i fundit i avionëve luftarakë rusë mbi platformën Petrobaltic – por pa asnjë shkelje, sepse këto nuk janë ujërat tona territoriale – duhet të mendohesh dy herë para se të vendosësh për veprime që mund të shkaktojnë një fazë shumë akute të konfliktit.”, shtoi ai.
Tusk tha se do të duhet të jetë gjithashtu i sigurt se Polonia nuk do të jetë vetëm, nëse një konflikt fillon të përshkallëzohet.
