Maqedoni
Ndërpritet furnizimi me naftë për autobusët e JSP-së
23.09.2025 09:09
Furnizimi me naftë për autobusët e JSP-së është ndërprerë, informon Qyteti i Shkupit....

Furnizimi me naftë për autobusët e JSP-së është ndërprerë, informon Qyteti i Shkupit. Ato e drejtojnë gishtin ndaj “Pucko Petrol” dhe pronarit të kompanisë Jahoski, i cili, sipas tyre, i përballur me akuza dhe shantazhe, e ka ndërprerë furnizimin me naftë edhe pse ka kontratë aktive.
Qyteti i Shkupit ka paralajmëruar fillimin e një procedure për të përcaktuar përgjegjësi materiale dhe penale për mosrespektim të marrëveshjes për furnizimin e JSP-së me naftë. Reagim ka pasur edhe nga kompania.
Ata thonë se po përballen me një borxh nga JSP mbi 10 milionë euro, me fatura të papaguara që datojnë më shumë se dy vjet. Banorët e Shkupit ankohen se presin me orë të tëra në stacionet e autobusëve.
