Maqedoni

QMK: Tre zjarre janë aktive, katër nën kontroll

23.09.2025 10:28

Në territorin e Maqedonisë ka pasur gjithsej 30 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat tre janë aktive...

Në territorin e Maqedonisë ka pasur gjithsej 30 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat tre janë aktive, katër janë nën kontroll dhe 23 janë shuar, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
 
Sipas QMK-së, tre zjarre janë aktive – në komunën e Gjevgjelisë, mali Kozhuv, pranë fshatit Petrovë - komuna e Makedonski Brodit, mbi fshatin Bençe në malin Dobra Voda në komunën e Studeniçanit, midis fshatrave Cvetovo dhe Draçevicë. Katër zjarre janë nën kontroll në komunën e Gazi Babës, fshatin Trubarevë (mbeturina elektrike), komunën e Gazi Babës 2, fshatin Viniçe, Muraticë komunën e Studeniçanit, fshatin Batincë (bimësi e ulët dhe pyll i përzier) dhe komunën e Demir Hisarit, tek deponia e qytetit.