Maqedoni
Qarkullimi rrugor zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të thata
23.09.2025 10:47
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të thata...

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të thata, informon LAMM. Intensiteti i qarkullimit në akset jashtë zonave urbane është i moderuar.
Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës së vendosur rrugore dhe kujdes të shtuar në drejtimin e automjeteve, sidomos në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugjet e lumenjve dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
