Rajon
Guerot: Mosformimi i institucioneve, fatkeqësi
23.09.2025 14:43
Vonesa në formimin e institucioneve funksionale është e pafavorshme për Kosovën dhe ka penguar realizimin e disa projekteve ndërkombëtare...

Vonesa në formimin e institucioneve funksionale është e pafavorshme për Kosovën dhe ka penguar realizimin e disa projekteve ndërkombëtare. Kështu ka deklaruar ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, duke e quajtur fatkeqësi mosformimin e institucioneve.
“Mendoj se është fatkeqësi që jemi në këtë situatë. Kosova nuk është i vetmi vend ku ekziston një qeveri në detyrë. Në vendin tim aktualisht kemi një kryeministër, por jo një qeveri të re të emëruar plotësisht dhe ka shumë vende në Evropë në një situatë të ngjashme. Nuk është një situatë e mirë për asnjë vend dhe as për Kosovën.".
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve, nëse partia e tij ka zhvilluar takime me partitë e tjera për të siguruar votat për formimin e qeverisë.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit pritet në fund të muajit shtator. Deri atëherë, Gjykata ka vendosur masë të përkohshme, përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si dhe ndalon zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Kjo masë është në fuqi nga 5 deri më 30 shtator dhe është vendosur nga Kushtetuesja njëzëri, edhe mbi bazën e kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.
