Maqedoni
LSDM: Nxënësit s’kanë libra, Janevska të mbajë përgjegjësi
23.09.2025 15:12
Edhe pse ka kaluar një muaj nga fillimi i vitit shkollor, nxënësit ende nuk kanë marrë libra shkollorë...

Edhe pse ka kaluar një muaj nga fillimi i vitit shkollor, nxënësit ende nuk kanë marrë libra shkollorë, pavarësisht premtimeve të qeverisë që do t’i siguronte ato deri më 1 shtator. Mungesa e librave shkollorë detyron nxënësit të mësojnë me materiale të vjetra dhe të dëmtuara, duke rënduar familjet dhe mësuesit. Kjo situatë është një dështim i qeverisë dhe përgjegjësia bie mbi Janevskën dhe VMRO-DPMNE-në, thonë nga LSDM.
“Ministrja e Arsimit Vesna Janevska, fillimisht tha se do ta zgjidhte problemin me donacione dhe dje ndryshoi qasje, tani po u thotë të gjithë atyre që nuk kanë libra shkollorë se kanë format PDF në internet. Është përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë që të fillojnë çdo vit shkollor me libra shkollorë të siguruar për të gjithë nxënësit. Ministria e Arsimit duhet të ketë një plan, logjistikë dhe kontroll dhe të garantojë që çdo fëmijë në Maqedoni do të mësojë me një libër shkollor.”, - deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
