Trump në OKB: Njohja e një shteti palestinez shpërblen Hamasin dhe mizoritë e tyre

23.09.2025 16:53

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po mban një fjalim të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai përsëriti duke deklaruar se njohja e njëanshme e shtetit palestinez është shpërblim për Hamasin.

“Tani, sikur për të inkurajuar konfliktin e vazhdueshëm, disa anëtarë të këtij organi po kërkojnë të njohin në mënyrë të njëanshme një shtet palestinez”, - tha Trump, duke iu referuar numrit të madh të vendeve që kanë deklaruar së fundmi këtë njohje.

“Shpërblimet do të ishin shumë të mëdha për terroristët e Hamasit për mizoritë e tyre. Ky do të ishte një shpërblim për këto mizori të tmerrshme, përfshirë 7 tetorin” – shtoi ai.