Izrael-Palestinë, vazhdon njohja e shtetit palestinez
Presioni po rritet për një zgjidhje të konfliktit në Lindjen e Mesme..

Presioni po rritet për një zgjidhje të konfliktit në Lindjen e Mesme. Franca, Belgjika, Monako, Luksemburgu, San Marino, Malta dhe Andorra e kanë njohur zyrtarisht shtetin palestinez.
Macron shpjegoi se Parisi nuk do të hapë një ambasadë në Palestinë derisa të arrihet një armëpushim në Gaza dhe të lirohen pengjet e mbajtura nga Hamasi.
Palestina është njohur më parë nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe Portugalia.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres, theksoi se shtetësia për palestinezët është një e drejtë, jo një çmim.
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, në një mesazh video drejtuar Kombeve të Bashkuara, i bëri thirrje Hamasit të lëshojë armët dhe Izraelit të fillojë menjëherë negociatat.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk morën pjesë në konferencë. I dërguari më i lartë i Izraelit në Kombet e Bashkuara kritikoi ashpër Francën pasi kryeministri izraelit Netanyahu kërcënoi më parë se nuk do të kishte shtet palestinez.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka qenë i përfshirë në përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gazaë dhe se palët negociuese “duhet ta bëjnë këtë”.
Ai përmend faktin se disa vende të fuqishme dhe aleate kanë njohur ditët e fundit shtetin palestinez.
Në vend që t’u dorëzohet kërkesave të Hamasit për shpërblim, Trumpi ka thënë se ata që duan paqe duhet të bashkohen në një mesazh: të lirojnë pengjet tani.
Ai ka shtuar se nuk do ta harrojnë kurrë 7 tetorin e vititi 2023, kur Hamasi ka sulmuar jugun e Izraelit, duke vrarë 1,200 persona dhe duke marrë peng më shumë se 250 të tjerë.
Seria e njohjeve të Palestinës vjen pas përshkallëzimit të luftës në Gaza, e cila ka sjellë tmerre dhe vuajtje të papara.
