Maqedoni

Nga sot skrinime shëndetësore për banorët e Trubarevës

24.09.2025 09:13

Që nga sot fillojnë skrinimet shëndetësore për banorët e Trubarevë...

Që nga sot fillojnë skrinimet shëndetësore për banorët e Trubarevës, pas zjarrit të madh në magazinën e mbetjeve elektronike. Pneumologët në terren do të kontrollojnë nëse popullata përballet me probleme shëndetësore.
 
Kontrollet janë të hapura për të gjithë qytetarët, veçanërisht për ata që ndjejnë vështirësi pas zjarrit. Në rast të nevojës për ekzaminime shtesë, qytetarët do të dërgohen në klinikë.
 
Skrinimet do të zgjasin dy ditë.