Maqedoni

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të thata

24.09.2025 09:30

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi trasa të thata...

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi trasa të thata, njofton LAMM. Intensiteti i komunikacionit jashtë zonave urbane është i moderuar.
 
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje apo dalje nga shteti.
 
LAMM u rekomandon shoferëve shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalistikës rrugore dhe kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, sidomos në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe ultësira, ku mund të ketë rrëshqitje gurësh. Ky rekomandim vlen veçanërisht për aksin Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.