Botë

Stuhi e fuqishme goditi Azinë, Kina evakuoi 2 milionë banorë

24.09.2025 09:53

Gati dy milionë njerëz janë zhvendosur nga qytetet gjigante në jug të Kinës....

Gati dy milionë njerëz janë zhvendosur nga qytetet gjigante në jug të Kinës, ndërsa një tajfun i fuqishëm po përplaset në njërën nga bregdetet më të populluara në botë, pas përmbytjeve vdekjeprurëse që shkaktoi në Tajvan, ku mbi 100 persona figurojnë ende të zhdukur.

Tajfuni Ragasa, që vetëm disa ditë më parë ishte stuhia më e fuqishme në Tokë për këtë vit, paralizoi qendrën financiare Hong Kong dhe pjesë të mëdha të Kinës jugore të mërkurën, pasi kishte goditur më herët Filipinet dhe rajonet malore të Tajvanit. Në Tajvan, të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë 129 të tjerë që ende rezultojnë të zhdukur, pasi u shemb një digë natyrore që mbante një liqen të sapoformuar, duke shkaktuar përmbytjen e komunës Guangfu me 68 milionë tonë ujë.
 
Në provincën Guangdong, mbi 1.89 milionë njerëz u evakuuan deri të martën në mbrëmje. Më shumë se 10.000 anije u zhvendosën në ujëra të sigurta dhe mbi 38.000 zjarrfikës janë në gatishmëri. Për shkak të ekspozimit të vazhdueshëm ndaj stuhive, këto qytete kanë ndërtuar infrastrukturë të avancuar për përballimin e fatkeqësive natyrore. Hong Kongu ka investuar 3.8 miliardë dollarë në një rrjet kullimi që ka shpëtuar qytetin nga përmbytjet që dikur shkaktonin dëme të mëdha.