Botë
Trampi i bën thirrje Ukrainës, që të vazhdojë luftën kundër Rusisë
24.09.2025 11:04
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, parashikoi se Ukraina tani është në pozitë të “luftojë dhe fitojë” luftën kundër Rusisë...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, parashikoi se Ukraina tani është në pozitë të “luftojë dhe fitojë” luftën kundër Rusisë, duke shënuar një kthesë të fortë pas muajsh presioni ndaj vendit që të kërkonte një marrëveshje paqeje me arsyetimin se nuk mund të fitonte.
“Pasi u njoha dhe kuptova plotësisht situatën ushtarake dhe ekonomike mes Ukrainës/Rusisë dhe, pasi pashë vështirësitë ekonomike që po i shkakton Rusisë, mendoj se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, është në pozitë të luftojë dhe fitojë, duke rikthyer të gjithë Ukrainën në formën e saj origjinale.”, shkroi Trampi në Truth Social.
Postimi erdhi pak pasi ai u takua me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në kornizat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në mes të frustrimit gjithnjë në rritje të Trampit ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, për rezistencën e tij ndaj bisedimeve të paqes.
