Shqipëri, u bullizua nga bashkëmoshatarët, 15-vjeçarja hidhet nga kati i 4, fatmirësisht mbijeton!

24.09.2025 13:25

Një e mitur, vetëm 15 vjeçe...

Një e mitur, vetëm 15 vjeçe, ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës së saj në Sarandë.

15-vjeçarja aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo nuk ka mundur të bjerë në tokë pasi është penguar nga tenda e katit më poshtë.

Sipas burimeve policore shkak për ngjarjen ka qenë bullizimi nga shokë dhe shoqe, ndërsa adoleshentja është dërguar me urgjencë drejt traumës.