Shqipëri, mes debateve të forta, Kuvendi miraton përbërjen e komisioneve parlamentare

24.09.2025 13:48

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 94 vota “pro”...

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 94 vota “pro”, 3 abstenime dhe 1 kundër, projektvendimin “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, si dhe miratoi me 87 vota “pro”, 4 abstenim dhe 2 kundër, projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Opozita ka kërkuar gjatë të gjithë seancës që seanca e kaluar të ribëhej, kjo pasi programi qeverisës u miratua pa debat.

Kujtojmë se në seancën plenare të 16 shtatorit, Kuvendi miratoi ndryshimet e propozuara nga mazhoranca në rregulloren e parlamentit, me 79 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Ndryshimet, ndër të tjera parashikojnë kalimin e Kuvendit me 11 komisione parlamentare të përhershme.

Lista e 11 komisioneve të përhershme të Kuvendit:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale