Rajon

Kurti: Serbia të mos konsiderohet shtet normal

24.09.2025 13:52

Kosova shënoi dy vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit...

Kosova shënoi dy vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, me ç’rast u bënë homazhe te varri i policit të vrarë, Afrim Bunjaku. Me këtë rast, kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal, përderisa nuk i dorëzon kriminelët që udhëhiqeshin nga Milan Radojçiqi. 
 
“I bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal përderisa nuk i dorëzon kriminelët e Serbisë të organizuar dhe të udhëhequr nga Milan Radoiçiqi dhe të financuar  e mbështetur nga Beogradi zyrtar nga presidenti Aleksandër Vuçiq. Aktakuza përfshinë 45 persona, këta duhet t’i dorëzohen menjëherë shtetit të Kosovës.”, - deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
 
Gjatë sulmit të grupit terrorist serb në Banjskë mbetën të vrarë edhe tre pjesëtarë të grupit, ndërsa tre të tjerë janë arrestuar dhe po përballen me drejtësinë në Kosovë. Njëherësh 45 të tjerë, duke përfshirë Millan Radoiçiqin, arritën të ikin në Serbi, ku vazhdojnë të strehohen edhe sot, edhe pse Kosova ka kërkuar ekstradimin e tyre për t’u përballur me drejtësinë.
 
GYLTENE SINANI