Qendra për Menaxhim me Kriza: 4 zjarre aktive, 4 nën kontroll, 1 i shuar

24.09.2025 14:19

Qendra për Menaxhim me Kriza...

Qendra për Menaxhim me Kriza informon se në territorin e vendit ka gjithsej 9 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat 4 zjarre janë aktive, 4 janë nën kontroll dhe 1 zjarr është shuar.

Zjarre aktive ka në komunën  e Makedonski Brodit mbi fshatin Bençe në malin Dobra Voda; në komunën  e Çuçer Sandevës në fshatrat Malinë dhe Tanushë; në  komunën e Likovës: në fshatin Goshincë, si dhe në komunën  e Dollnenit në  fshatin Ropotovë (bimësi e ulët).

Zjarret nën kontroll janë në  komunën  e Gjevgjelisë në malin Kozhuv (pyll ahu); në komunën e Gazi Babës në fshati Viniçe; në  komunën  e Studeniçanit në fshatin  Batincë  (bimësi e ulët dhe pyll i përzier) dhe në  komunën  e Delçevës, deponia e qytetit. Po ashtu një zjarr është shuar në komunën e Gostivarit vendbanimi Cigllanë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)