Maqedoni

Aliu: Do të ketë përgjegjësi nëse ka pasur lëshime

24.09.2025 14:35

Aliu ka deklaruar se do të ketë përgjegjësi nëse zbulohet se ka pasur lëshime në trajtimin mjekësor të 7-vjeçares ...

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka deklaruar se do të ketë përgjegjësi nëse zbulohet se ka pasur lëshime në trajtimin mjekësor të 7-vjeçares që humbi jetën në Tetovë. Ai bëri të ditur se tre ekspertë janë angazhuar për të analizuar procedurat klinike të ndjekura, ndërsa rezultatet e obduksionit priten të hedhin më shumë dritë mbi rastin.
 
“Pra për vajzën 7-vjeçare në Tetovë, Inspektorati tashmë ka dërguar raportin dje. Si Ministri e Shëndetësisë kemi krijuar grup me tre anëtarë, ekspertë të cilët nuk e di sot apo nesër, do të shkojnë atje dhe do ta analizojnë pjesën klinike të kësaj procedure. Pas kësaj do të dalim me informata. Obduksioni?  Ende nuk kemi rezultate nga obduksioni. Edhe ai do të na ndihmojë të shohim pastaj se si është procedura dhe çfarë ka ndodhur me shëndetin e kësaj vajze.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.