Maqedoni

MASh: Mbyllet fakulteti për biznes dhe ekonomi

24.09.2025 15:47

Janevska paralajmëron kontrolle në institucionet arsimore shkencore dhe masa ku ka shkelje të normave juridike...

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, paralajmëron kontrolle në institucionet arsimore shkencore dhe masa ku ka shkelje të normave juridike. Ndërkohë Janevska njoftoi se Ministria e Arsimit ka mbyllur përkohësisht shkollën e lartë profesionale, fakultetin e biznesit dhe ekonomisë në Shkup, për shkak të parregullsive të shumta që janë konstatuar. Sipas Janevskës, problemet në këtë institucion arsimor kanë lindur që nga ndryshimi i pronësisë në vitin 2022. Në 15 muajt e fundit janë mbyllur 14 institucione shkencore private, disa për shkak të mos aktivitetit, ndërsa disa për shkak të mosplotësimit për punë.
 
“MASh-i formoi komision dhe bëri mbikëqyrje në këtë institucion dhe u konstatuan një numër i madh i parregullsive. Si nga kuadri ashtu nga pajisjet, u dhamë një muaj afat që t’i përmirësojnë parregullsitë, por për shkak se ata nuk reaguan fare, por i humbën edhe mundësitë, u drejtuam deri tek Agjencia e cilësisë në arsimin e lartë, e cila gjithashtu konfirmoi se ky i ashtuquajtur fakultet, respektivisht shkollë e lartë, është jofunksionale dhe sipas ligjit ne dje dhamë vendim për ndërprerje të përkohshme të këtij institucioni arsimor.”, - theksoi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
 
Megjithatë, për shkak të fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale pas disa ditësh, aktivitete të caktuara me ligj janë të ndaluara, tha ministrja Janevska, por paralajmëroi se ato do të vazhdojnë pas zgjedhjeve.
 
BELINDA KOKA ADEMI