KShZ, përcaktohen numrat e votimit për zgjedhjet lokale 2025
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbajti seancë...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbajti seancë, në të cilën me short u përcaktua lista e vetme e kandidatëve për Zgjedhjet Lokale 2025.
Partia në pushtet VMRO-DPMNE në fletëvotim do të jetë me numrin 9, ndërsa opozitarja LSDM me numrin 5.
Qytetarët që dëshirojnë të votojnë për Aleancën Kombëtare për Integrim duhet të votojnë për numrin 4, ndërsa VLEN-i është me numër 7.
Përndryshe, lista me numrat rendorë nën të cilët do të paraqiten kandidatët e partive për kryetarë komunash në zgjedhjet e ardhshme lokale është si vijon:
1. Përvojë për sukses
2. Lëvizja “E di”
3. Partia Demokratike e Serbëve
4. Aleanca Kombëtare për Integrim - AKI
5. Koalicioni për zgjedhjet lokale 2025 – LSDM
6. E Majta
7. Koalicioni VLEN
8. Koalicioni për të Ardhme të Gjelbër
9. Koalicioni “Maqedonia Jote” – VMRO-DPMNE
Fushata zgjedhore për zgjedhjet do të fillojë të hënën më 29 shtator dhe do të përfundojë më 17 tetor, pra 24 orë para ditës së votimit.
Qytetarët do të zgjedhin kryetarë komunash dhe këshillat komunalë më 19 tetor, ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 2 nëntor. (Ersan Pajaziti, TVM2)
