Maqedoni
Parashikimi i motit
25.09.2025 08:48
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell....

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Pasdite pritet mundësi për reshje të izoluara afatshkurtra shiu dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të lëvizë prej 8 deri në 16°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 25 deri në 30°C.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
