Maqedoni
Takim i Siljanovska-Davkovës me Guterresin
25.09.2025 09:02
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në Nju-Jork u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres...

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në Nju-Jork u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Ai shprehu mbështetje të plotë për integrimin evropian të Maqedonisë, duke theksuar nevojën që vendi të përshpejtojë rrugën drejt unionit.
Siljanovska-Davkova mori pjesë edhe në takimin e përbashkët të liderëve nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor me përfaqësuesen evropiane Kaja Kallas.
Sot, Siljanovska-Davkova do të mbajë një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.
