Maqedoni
Komunikacioni zhvillohet pa pengesa
25.09.2025 09:23
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi segmente me vende-vende rrugë të lagështa

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi segmente me vende-vende rrugë të lagështa, njofton LAMM. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë qendrave urbane është i moderuar.
Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë përmes luginave, ultësirave lumore dhe grykave, ku ekziston mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
