Maqedoni
QMK: 3 zjarre aktive, 4 janë nën kontroll
25.09.2025 09:46
Deri në orën 07:00, në territorin e shtetit janë regjistruar gjithsej 28 zjarre në hapësirë të hapur...

Deri në ora 07:00 e mëngjesit në vendin tonë ka pasur gjithsej 28 zjarre që digjen në sipërfaqe të hapura, tre prej të cilave janë aktive, katër janë nën kontroll dhe 21 zjarre janë shuar, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave.
Sipas QMK-së, zjarret janë aktive në komunën e Makedonski Brodit, mbi fshatin Bençe në malin Dobra Voda, ku digjen pyll lisi dhe fier, në komunën e Çuçer Sandevës dhe Likovës, fshatrat Malinë, Tanushë dhe Llukare, ku një pyll i përzier është prekur nga zjarri. Zjarri është aktiv edhe në komunën e Prilepit, fshatin Dabnicë, ku digjen bimësi e ulët dhe mbeturina.
