Botë

Danimarka rihapi aeroportet

25.09.2025 10:58

Aeroportet në Danimarkën perëndimore janë rihapur herët të enjten, pasi u mbyllën për orë të tëra...

Aeroportet në Danimarkën perëndimore janë rihapur herët të enjten, pasi u mbyllën për orë të tëra kur dronë të paidentifikuar fluturuan në hapësirën e tyre ajrore gjatë natës, incidenti i dytë i tillë i sigurisë në vendin nordik këtë javë.

 
Aeroporti i Billundit, i dyti më i madh në Danimarkë, u mbyll për një orë, dhe Aalborg, i përdorur për fluturime tregtare dhe ushtarake. U mbyll për tre orë për shkak të ndërhyrjeve me dronë vonë të mërkurën, ka thënë policia daneze. Policia kombëtare daneze ka thënë se dronët ishin të ngjashëm me ata që kishin ndaluar fluturimet në aeroportin e Kopenhagës vonë të hënën dhe herët të martën. 
 
Policia e ka përshkruar rastin si "sulmin" më serioz deri më tani ndaj infrastrukturës së saj kritike dhe e ka lidhur atë me një seri të dyshuar ndërhyrjesh me dronë rusë dhe ndërprerje të tjera në të gjithë Evropën, pa dhënë prova. Ambasadori i Rusisë në Danimarkë, Vladimir Barbin, ka mohuar çdo përfshirje të vendit të tij në incidentin e Kopenhagës.