Rajon

Begaj: Kosova e ka vendin në OKB!

25.09.2025 12:12

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka deklaruar në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork se Kosova e ka vendin në OKB.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka deklaruar në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork se Kosova e ka vendin në OKB. Presidenti Begaj tha se 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka dëshmuar me vepra se është një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe vlerave demokratike.
 
“Megjithatë, vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh. Njohja e pavarësisë së saj dhe mbështetja për anëtarësimin në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare është një akt drejtësie ndaj popullit të Kosovës dhe një hap që forcon paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor.”, u shpreh Begaj. Presidenti Begaj kërkoi edhe respektimin e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, integrimin e tyre, përdorimin e gjuhës shqipe dhe mbrojtjen e identitetit e kulturës së tyre.