Maqedoni
OKB, Siljanovska Davkova, fjalim para Asamblesë
25.09.2025 14:35
Sfidat globale, por edhe peripecitë me të cilat përballet Maqedonia e Veriut...

Sfidat globale, por edhe peripecitë me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, presidentja Gordana Siljanovska Davkova do t’i adresojë me një fjalim para Kuvendit të përgjithshëm të OKB-së, e cilësuar si ngjarje kryesore.
Përpos bashkëpunimit global, presidentja do të jetë e përfshirë edhe në shënimin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me ShBA-në, por pa harruar edhe rëndësinë e eurointegrimit.
Ajo së bashku me ministrat Timço Mucunski dhe Orhan Murtezani ka takuar presidentin e kombeve të bashkuara, Antonio Guteres. Në takim, Guteres ka mbështetur përpjekjet e vendit për t’iu bashkangjitur BE-së, si dhe ka përshëndetur menaxhimin e marrëdhënieve ndëretnike.
“Ai tha se qëndron pas nesh dhe këtë do ta përsërisë gjithkund. Reintegrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, ku gjeografikisht dhe historikisht përket, do të jetë një medikament i rëndësishëm kundër dilemave të sigurisë që veç më po fliten.”, - deklaroi presidenti, Gordana Siljanovska Davkova.
Presidentja gjithashtu ka takuar edhe shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas. Paralelisht në Një Jork aktivitete ka zhvilluar edhe ministri për Punë të Jashtme, Timço Mucunski. Ai është takuar me kolegun e tij nga Qiproja, vend ky i cili nga një janari i vitit të ardhshëm do të kryesojë me BE-në. Ata kanë biseduar për eurointegrimin e vendit.
“Me ministrin për Punë të Jashtme të Qipros folëm për koordinim të shtuar, gjegjësisht nisjen e procesit të bisedimeve me BE-në. Para së gjithash shfrytëzova mundësinë për afirmimin e pozicioneve tona, për shpërndarjen e porosisë sonë politike, si dhe pjesëmarrjen në më shumë forume në Kombet e Bashkuara për të promovuar qëllimet tona multilaterale.”, - theksoi ministri për Punë të Jashtme, Timço Mucunski.
Presidentja e shtetit do të mbajë fjalim edhe në sesionin plenar të programit për të rinj, që synon shtimin e bashkëpunimit global të brezit të ri.
MERAL ISMAILI
