Maqedoni

Këshilli rinor kërkon Parlament rinor, të rinjtë synojnë më shumë zë në vendimmarrje

25.09.2025 15:13

Këshilli Kombëtar Rinor me iniciativë për themelimin e një Asambleje Kombëtare Rinore...

Këshilli Kombëtar Rinor me iniciativë për themelimin e një Asambleje Kombëtare Rinore, me qëllim përfshirjen më të madhe të të rinjve në politikat lokale dhe kombëtare.
 
Në këtë mënyrë, sipas tyre, do të përmirësoheshin kushtet për të gjithë qytetarët në fushat e arsimit, shëndetësisë, politikës sociale dhe punësimit, por edhe në funksion të asaj që të qëndrojnë të rinjtë këtu. 
 
“Gjatë viteve të kaluara, shumë prej rrjeteve të organizatave rinore kanë punuar në nisma të ndryshme për implementimin e këtyre mekanizmave, implementimi i të cilave është ndalur për shkak të pengesave të ndryshme administrative, prandaj në fillim të këtij viti janë dorëzuar propozim-ndryshime të ligjit, të cilat duhet të lehtësojnë procesin e formimit të Parlamentit Kombëtar, ndërsa me këtë projekt duam t’i përfshijmë organizatat rinore që të marrin pjesë më aktive në nismën për themelimin e Parlamentit.”, - deklaroi sekretarja gjenerale, Mariana Angellova.
 
“Priorietet e të rinjve në vendin tonë janë specifike, por edhe shumë të njohura, si përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe cilësisë së jetesës, nga niveli lokal deri te ai nacional, ashtu që pikërisht po e bëjmë këtë takim këtu, që të mundemi sa më shpejt t’i vendosim këto mekanizma, për shkak se pesë vite pas ligjit, ato ende nuk janë vendosur, ndërsa vetëm ashtu do të mund t’i dimë prioritetet e të rinjve.”, - theksoi menaxherja programore, Ana Matevska.
 
Iniciativa për themelimin e një Asambleje Kombëtare është në përputhje me Ligjin për Pjesëmarrjen Rinore dhe Politikat Rinore në kuadër të projektit "Mekanizmat funksionale për pjesëmarrje aktive të rinisë në nivel kombëtar". 
 
ERSAN PAJAZITI