Botë

Danimarkë, dronë të paidentifikuar shkelën hapësirën ajrore

25.09.2025 16:51

Dronë të paidentifikuar janë vërejtur në hapësirën ajrore të Danimarkës...

Dronë të paidentifikuar janë vërejtur në hapësirën ajrore të Danimarkës, mbi katër aeroporte, për shkak të të cilëve aeroporti i Alborgut u mbyll për disa orë, njoftuan autoritetet.
 
Provokimet ajrore të Rusisë mbi hapësirën ajrore të NATO-s po rrisin ndjeshëm tensionet mes aleatëve, ndërsa shtetet në vijën e parë të kufirit lindor të aleancës kërkojnë përgjigje më të ashpra ndaj shkeljeve të përsëritura nga avionë dhe dronë të paidentifikuar.
 
“E kishim patjetër ta ndërprisnim qarkullimin ajror brenda natës. për atë të mirë aeroporti u hap në 03:00 të natës dhe arritëm të vazhdojmë ritmin e fluturimeve me dy fluturime të anuluara dhe një me fluturim me vonesë.”, - deklaroi drejtor gjenerali i aeroportit “Alborg”, Martin Svedsen.
 
Udhëtarët gjithashtu dëshmojnë se për shkurt kohë ishte i mbyllur edhe aeroporti i Belmondit. Danimarka e konsideron këtë si një sulm hibrid profesional, por deri më tani nuk ka fakte se mbrapa saj qëndron një sulm nga Rusia. Policia thotë se të gjitha mundësitë ekzistojnë dhe është duke e hetuar rastin se nga mund të vijë ky sulm që e kaploi Danimarkën.
 
“Unë do ta konsideroj këtë sulm si sulm hibrid. Kjo do të rrezikonte lirinë dhe sigurinë e vendit tonë. Por, e rëndësishme është se deri më tani nuk kemi ndonjë kërcënim për luftë.”, - theksoi ministri i Mbrojtjes i Danimarkës, Troels Lund Poulsen. 
 
“Ekzistojnë opsione të ndryshme, ekzistojnë hipoteza të ndryshme sepse ka ndodhur kjo situatë. Për policinë deri më tani të gjitha opsionet mbeten të hapura.”, - u shpreh shefi i policisë daneze, Trokild Fogde. 
 
Ministria e Drejtësisë paralajmëroi ligj të ri për fluturimin e dronëve, përforcimin e kapacitetit policor dhe kontrollin e hapësirës ajrore.   
 
“Do t’i përforcojmë kapacitetet e policisë për aktivizimin e kontrollit të fluturimeve me dron më të shpejtë për zbulim, përcjellje dhe sipas nevojës, edhe të neutralizimit të tyre. Punojmë edhe në ndryshimin e rregullores më të rreptë. Qeveria do të vendosë ligje të reja për monitorimin e infrastrukturës dhe mbrojtjen nga sulme të tilla.”, - theksoi ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Humelgard.
 
Incidenti ndodhi vetëm disa ditë pas një rasti të ngjashëm në aeroportet e Kopenhagës dhe Oslos. Dronët janë shfaqur gjatë natës dhe kanë qenë aktivë deri pas mesnate. Ende nuk dihet se kush qëndron pas incidentit. Autoritetet po vazhdojnë hetimet.
 
FITORE DEMOLLI