Botë

SHBA, katër avionë ushtarakë fluturuan pranë Alaskës

25.09.2025 21:03

Katër avionë luftarakë rusë janë hasur të kenë fluturuar pranë Alaskës...

Katër avionë luftarakë rusë janë hasur të kenë fluturuar pranë Alaskës ka bërë të ditur mbrojtja hapsinore Amerikane.
 
Komanda e Mbrojtjes Hapësinore e Amerikës së Veriut njoftoi se dy bombardues strategjikë me rreze të gjatë veprimi Tu-95 dhe dy avionë luftarakë Su-35 ishin futur brenda Zonës së Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës, një hapësirë ajrore ndërkombëtare afër hapësirës ajrore sovrane të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Për t’u përgjigjur, NORAD dërgoi në zonë një avion radar dhe kontrolli E-3, sëbashku me katër avionë luftarakë F-16 dhe katër avionë tankerë KC-135, me qëllim “identifikimin dhe kapjen pozitive” të avionëve rusë.
 
NORAD theksoi se aktiviteti i avionëve rusë në ADAZ është i shpeshtë dhe nuk shihet si kërcënim i menjëhershëm, por kjo fluturim i fundit vjen në një seri aktivitetesh që perceptohen si provë e gatishmërisë së forcave amerikane dhe aleatëve të NATO-s për të mbrojtur hapësirën e tyre ajrore.