Maqedoni
Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu
26.09.2025 08:44
Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët, me reshje të herëpashershme shiu....

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët, me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor. Lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të dendura (mbi 20 l/m²), të shoqëruara me bubullima dhe erë të fuqishme.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme shiu. Në pjesë të caktuara të luginës do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe kushte për bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga juglindja.
