Maqedoni

Konferenca vjetore e Bursës së Maqedonisë në Ohër

26.09.2025 09:06

Në Ohër sot dhe nesër po mbahet edicioni i 24-të i Konferencës Vjetore të Bursës së Maqedonisë...

Në Ohër sot dhe nesër po mbahet edicioni i 24-të i Konferencës Vjetore të Bursës së Maqedonisë.
 
Hapjen solemne e bënë drejtori i përgjithshëm i Bursës së Maqedonisë ShA Shkup, Ivan Shteriev, ministrja e financave, Gordana Dimitrieska Kochoska, dhe kryetarja e Komisionit për letra me vlerë, Bujare Abazi.
 
Për sfidat e politikës monetare në kushte të pasigurisë së shtuar do të diskutojnë guvernatori i Bankës Popullore të RMV-së, Trajko Slaveski, dhe drejtori i përgjithshëm i NLB Ljubljana, Slloveni, Blazh Brodnjak.
 
Programi i këtij viti përfshin tema kyçe si: perspektivat ekonomike të Maqedonisë dhe rajonit, sfidat dhe mundësitë për IPO dhe rritjen e kompanive vendore, zhvillimin e tregut të kapitalit përmes multifondeve dhe ETF-ve, rolin e bursave të vogla, ndikimin e standardeve të përditësuara të raportimit financiar, si dhe trendet e transformimit digjital të kompanive.