Maqedoni
Skriningu në Trubarevë, kontrollohen mbi 200 persona
26.09.2025 09:29
Vetëm gjatë ditës së djeshme u kontrolluan mbi 100 persona në dy pikë në Trubarevë...

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Klinikën e Pulmologjisë realizoi një skrining dyditor të popullatës në Trubarevë, me qëllim të zbulimit në kohë të simptomave të rrugëve të frymëmarrjes.
“Vetëm gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar mbi 100 persona në dy punktet e vendosura në Trubarevë, prej të cilëve tetë persona janë dërguar në Klinikën e Pulmologjisë, për shkak të sëmundjeve kronike për të cilat nuk kishin bërë kontrolle për një kohë të gjatë. Skriningu përfshiu kontroll klinik, matjen e pulsit, saturimit dhe vlerësimin e kapacitetit vital. Ky skrining pati pjesëmarrje të madhe me mbi dyqind pacientë të kontrolluar për dy ditë dhe u prit shumë mirë nga popullata lokale. Në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë ta ndjekim situatën në bashkëpunim me Klinikën e Pulmologjisë dhe të gjitha institucionet kompetente.”, theksoi ministri, Aliu.
Sipas informatave nga ekipet e Klinikës së Pulmologjisë, pacientët që janë dërguar në Klinikë kanë pasur simptoma, si: vështirësi në frymëmarrje, kollë të thatë dhe shtrëngim në gjoks. Gjithashtu, në kuadër të skriningut janë identifikuar edhe pacientë me tension të lartë të gjakut, të cilët janë këshilluar t’i drejtohen mjekut të tyre amë për kontrolle të mëtejshme.
