Botë
Blendi Klosi emërohet Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë
21.05.2015 21:46
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama emëroi sot, Blendi Klosin si ministër të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, njofton ATSH-ja.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se "Blendi Klosi do të jetë ministri ynë i ri i Mirëqenies Sociale për të çuar më tej reformat rrënjësore të nisura nga Erion Veliaj".
Sipas procedurave ligjore, propozimi i kryeministrit për emërimin e ministrit të ri të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i dërgohet për dekretim Presidentit të Republikës, dekret i cili miratohet më pas nga Kuvendi i Shqipërisë.
Blendi Klosi zëvendëson në këtë post Erion Veliaj, i cili kandidon për kreun e bashkisë së Tiranës./mia
