Botë

Ilaçet që importohen në ShBA, Trampi vendos tarifë 100%

26.09.2025 12:02

ShBA do të vendosin një tarifë prej 100 për qind për të gjitha produktet farmaceutike të markës ose të patentuara që hyjnë në vend...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin një tarifë prej 100 për qind për të gjitha produktet farmaceutike të markës ose të patentuara që hyjnë në vend nga 1 tetori 2025, ka njoftuar presidenti amerikan Donald Tramp.
 
Ai ka bërë të ditur se masa nuk do të zbatohet për kompanitë që ndërtojnë fabrika prodhimi ilaçesh në ShBA.“Duke filluar nga 1 tetori 2025, ne do të vendosim një tarifë 100% për çdo produkt farmaceutik të markës ose të patentuar, përveç nëse një kompani po ndërton fabrikën e saj të prodhimit farmaceutik në Amerikë.”, ka shkruar presidenti amerikan në Truth Social. Kujtojmë se në vitin 2024 në ShBA, pothuajse ishte trefishuar importi i barërave farmaceutike.