Maqedoni

Rritet numri i vdekjeve të papritura tek të rinjtë, Ekspertët: Të bëhet autopsia mjeko-ligjore

26.09.2025 14:30

Numri i vdekjeve të papritura kardiake tek të rinjtë është rritur, si në vend ashtu edhe në nivel global....

Numri i vdekjeve të papritura kardiake tek të rinjtë është rritur, si në vend ashtu edhe në nivel global. Ekspertët thonë se duhet të rritet ndërgjegjësimi publik për rëndësinë e autopsisë. Sipas tyre, autopsia mjeko-ligjore është e nevojshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes, duke shpëtuar kështu potencialisht jetën e së paku të të afërmve të personit që e ka pësuar. Por, familjarët rrallë e lejojnë këtë. Një regjistër i përgjithshëm dhe shqyrtim janë të nevojshëm për të ditur numrin e saktë, shkakun dhe nëse ekziston një predispozitë e mundshme gjenetike, si dhe protokollet e punës duhet të unifikohen.
 
“Përveç numrit, do ta kemi edhe diagnozën e saktë dhe cilat variacione gjenetike ose defekte gjenetike më të përfaqësuara ndodhen në rajonin tonë dhe se çfarë mund ne të presim në mënyrën e trajtimit të pacientëve, shpëtimin e jetës së tyre, por edhe parandalim që të mos vijë deri te vdekja e papritur tek anëtarët e tyre. Duhet të punohet në shumë fusha, përveç në aspektin shëndetësor edhe në aspektin e edukimit shëndetësor tek njerëzit, që të rritet vetëdija që në rate të këtilla të bëhet autopsi mjeko-ligjore, që do të vërtetohej saktë shkaku i vdekjes.”, - deklaroi kryetari i Shoqatës së Mjekësisë Ligjore, Zllatko Jakovski. 
 
"Në këto raste të vdekjes së papritur kardiake, ne punojmë për familjet, kemi detyrën të përkthejmë një episod të papritur fatal në diçka që do t'u sjellë dobi familjeve, sepse vdekja e papritur kardiake në të cilën konfirmohet një mutacion gjenetik përfshin familjet që duhet t'i nënshtrohen skriningut nga kardiologët për të përjashtuar mundësinë që ky variant të jetë fatal dhe të jetë i pranishëm në një anëtar tjetër të familjes.", - theksoi eksperti në mjekësinë ligjore nga Italia, Stefano D'Erriko.
 
Sipas ekspertëve, nga një këndvështrim teknologjik dhe profesional sa i përket vdekjes së papritur kardiake, vendi ynë renditet në nivelin më të lartë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI