Maqedoni
Iniciativa “Stop për Vardarishten” vazhdon me protesta
26.09.2025 15:47
Iniciativa “Stop për Vardarishten” njofton se të shtunën...

Iniciativa “Stop për Vardarishten” njofton se të shtunën, më 27 shtator 2025, në orën 07:30, do të realizojë një vizitë zyrtare në zonën e Vardarishtes, duke nisur nga ura Binjak.
Ata kanë ftuar përfaqësuesit e institucioneve relevante që janë kontaktuar më herët, të bashkohen në këtë aktivitet dhe të prezantojnë masat konkrete që do të ndërmerren menjëherë.
“Vardarishtja dhe Drislla janë në qytetin e Shkupit. Ato ndotin, si individ jam ndotës, hedh mbeturina, mbeturinat po mbulohen në të gjithë Shkupin, jam i shqetësuar.”, - tha një qytetar.
“Nëse do të ishin të organizuar dhe secili do ta dinte punën e vet, aksidente të tilla nuk do të ndodhnin.”, - tha një qytetar tjetër.
“Nesër në mëngjes do të shkojmë në Vardarishte, do të shkojmë së bashku. Do të arrijmë këtu dhe do të shkojmë në Vardarishte. Do t'i telefonoj edhe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendra për Menaxhim me Kriza, Komuna e Gazi Babës, Inspektori i Mjedisit.”, - thanë nga Iniciativa “Stop për Vardarishten”.
Të enjten skadoi afati 5-ditor që Iniciativa “Stop për Vardarishten” u dorëzoi institucioneve për të filluar përmbushjen e kërkesave urgjente të qytetarëve të prekur drejtpërdrejt, por, siç thonë, ata deri më tani nuk kanë marrë përgjigje nga asnjë institucion.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të na bashkohen për të kërkuar së bashku të drejtën e garantuar kushtetuese për një mjedis të shëndetshëm dhe rrjedhimisht për të njëjtin ajër, i cili është përparësi për të gjithë ne.”, thonë nga Iniciativa “Stop për Vardarishten”.
VLORA LATIFI TOPOJANI
